Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, vjen sot për vizitë në Kosovë me rastin e 20 viteve liri.

Presidenti Clinton do pritet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Gjatë pritjes nga presidenti Thaçi, Clinton edhe do të dekorohet.

Kjo është vizita e dytë e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë.

Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve.

e.t./dita

Flash Lajme