Një helikopter është rrëzuar në majë të një ndërtese 54-katëshe në Manhattan, Nju Jork, ku një person ka mbetur i vdekur.

Helikopteri brenda të cilit ndodhej vetëm piloti, i cili humbi jetën nga përplasja, u rrëzua në tarracën e ndërtesës shumëkatëshe.

Nga raportimet e para dyshohet se piloti mund të ketë humbur kontrollin. Ndikim mund të kenë patur dhe kushtet atmosferike.

Helikopteri privat u rrëzua 11 minuta pas ngritjes nga pista. Nga përplasja në tarracën e ndërtesës 54 katëshe pati edhe një zjarr për disa minuta që u shua nga zjarrfikësit.

Policia ka nisur hetimet me agjencitë e sigurisë pasi helikopteri ka kaluar në një zonë ku duhej leje për të fluturuar për shkak të pranisë së kullës “Trump”.

Nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë qenë një akt i qëllimshëm ndërsa hetimet do të vijojnë.

j.l./ dita

Flash Lajme