Dy trupa janë gjetur nga rrënojat e varkës turistike, që u fundos në Danub në kryeqytetin hungarez, Budapest, muajin e kaluar.

Zhytësit hynë në anije dhe me anë të një vinçi lundrues, anija doli në sipërfaqe.

Anija mbante turistë të Koresë së Jugut kur u përplas me një anije tjetër lundrimi, duke lënë 20 të vdekur dhe tetë të tjerë të zhdukur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes të martën në mëngjes treguan kabinën dhe kuvertën e sipërme të anijes të nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit kërkonin për viktimat.

j.l./ dita

Flash Lajme