Presidenti i Francës Emmaluel Macron, ka folur me gjuhë të frikshme për situatën në të cilën po ndodhet bota.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Gjenevë, Macron ka thënë se bota është në prag të një lufte.

“Unë besoj se sot ne jemi në prag të një kohe lufte dhe kjo luftë është e pranishme në demokracitë tona, është kriza e thellë që po kalojmë. Ne mund të zgjedhim të jemi somnambul, por nëse duam përparim të vërtetë, ne duhet të bëjmë angazhime serioze”, tha ai.

“Unë mendoj se kaosi është këtu dhe është përgjegjësia e brezit tonë që të mos presim për një luftë të re, por të shohim gjendjen në botë ashtu siç është”, tha Macron./ dardania.com

Flash Lajme