Këtë të martë, e përditshmja prestiogjoze amerikane, ”New York Times” njoftoi se nuk do të publikonte më karikatura me përmbajtje ose nënkuptime politike në variantin e saj ndërkombëtar.

Ky vendim do të vihet në zbatim nga data 1 korrik.

Ky vendim vjen pasi gazeta ka më shumë se një muaj që është përfshirë në polemika lidhur me një karikaturë të cilësuar antisemite.

Në njoftim bëhet me dije se Neë York Times, kishte më shumë se një vit që e mendonte ta merret këtë vendim dhe të bëntë disa ndryshime në variantin e saj ndërkombëtar.  Në fakt, “New York Times” duket të ketë qenë më “dorëlëshuar” në gazetën e saj ndërkombëtare, meqë ajo e botuar në SHBA nuk përmban karikatura politike që prej disa vitesh, një vendim i ndikuar edhe nga ligjet amerikane.

Kujtojmë se karikatura që i dha shkas këtij vendimi është një vizatim  i presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Polemikat rreth kësaj karikature që përmbante edhe simbolet hebre besohet se u ushqyen edhe nga nënkuptimet e saj, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme