Në Prishtinë është përuruar busti i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright. Ai është vendosur pranë monumentit NEWBORN, gjatë festimeve për 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Para të pranishmëve sekretarja Albrighti ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mikpritjen e madhe.

“Do të doja t’ju falënderoja të gjithëve për këtë nder. E falënderoj edhe personin që ka bërë këtë bust, sepse më ka bërë kaq të gjatë. Kjo është Kosova që duam dhe për të cilën luftuam”.

“Jam shumë krenare që jam këtu. Edhe une jam emigrante dhe nuk kam lindur në SHBA. Por SHBA është shtet i madh që ndihmon në vendosjen e paqes dhe stabilitetit. Jam e nderuar”, ka deklaruar në fund Albright.

Ajo dhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton kanë ecur nëpër sheshet e Prishtinës, të rrethuar nga qindra qytetarë që dëgjoheshin tek thërritnin vazhdimisht emrat e tyre.

Ata shoqëroheshin nga ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark, nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe personalitete tjera të larta politike nga Kosova dhe jashtë saj.

e.t./dita

Flash Lajme