Ndërsa puna brenda partisë Konservatore për të zgjedhur liderin e ri të partisë dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe vazhdon, është paralajmëruar rrëzimi i qeverisë së re.

Ministrja Amber Rudd ka thënë se ajo ka një numër të mjaftueshëm deputetësh për të rrëzyar qeverinë e rë, nëse ajo synon të largohet nga BE pa marrëveshje.

Ministrja për Punën dhe Pensionet i bëri këto deklarata, pasi kanë nisur të qarkullojnë idetë e një Brexit pa marrëveshje.

“Ka një numër kolegësh të cilët kanë shkuar në publik duke thënë se ata do ta konsiderojnë këtë mundësi pa marrëveshje, dhe ky numër që unë e di në mënyrë private se kush janë do të rrëzohen”-tha ajo./ dardania.com

Flash Lajme