Argjentina dhe Uruguai mbetën tërësisht pa energji elektrike të dielën si pasojë e një defekti në linjën ndërkombëtare të ndërlidhjes. Ndërprerja e energjisë paralizoi tërësisht transportin hekurudhor dhe rrjetin e sinjalistikës rrugore.

Probleme pati edhe në Brazil dhe Paraguai.

Defekti në një linjë ndërkombëtare ndërlidhjeje për transmetimin e energjisë elektrike të dielën shkaktoi ndërprerje masive të furnizimit në mbarë Argjentinën dhe Uruguain.

Sipas të dhënave të medieve vendore, ndërprerja e energjisë elektrike preku edhe disa pjesë të Brazilit dhe të Paraguait.

Mediat argjentinase raportojnë se ndërprerja e energjisë ndodhi pak pas orës vendore 07:00 të mëngjesit, duke shkaktuar paralizimin e transportit hekurudhor dhe të rrjetit të sinjalistikës rrugore.

Defekti ndodhi ndërsa argjentinasit do t’u drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit vendorë.

Sekretari i energjisë, Gustavo Lopetegui, tha se shkaku i defektit nuk është përcaktuar ende. Ministria e Mbrojtjes Civile njoftoi se shërbimi do të rikthehet sërish pas rreth shtatë apo tetë orësh.

Energjia elektrike u rikthye fillimisht në disa pjesë të kryeqytetit Buenos Aires, ndërsa dy aeroportet funksionuan nëpërmjet gjeneratorëve.

Në Uruguai energjia u rikthye pjesërisht në qytetet bregdetare.

b.b/dita

Flash Lajme