Rivalitet i madh mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të zgjedhur pasuesit e Jean-Claude Juncker-it dhe figurave të tjera kyçe të bllokut.

Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur në Bruksel për një samit gjatë të cilit do të vendoset për pozicionet kyçe dhe përparësitë e axhendës europiane për pesë vitet e ardhshëm.

Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk, që kryeson bisedimet, kërkon që kandidatët të miratohen gjatë këtij samiti.

Më pas zgjedhja e Këshillit do të miratohet në Parlamentin Europian.

Posti kyç është ai i presidentit të Komisionit, që mbahet prej vitit 2014 nga ish-kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker.

Brexit-i nuk pritet të jetë një çështje e axhendës së këtij samiti.

Përveç zëvendësimit të Tusk-ut dhe Juncker-it, udhëheqësit e vendeve anëtare do të duhet të caktojnë guvernatorin e Bankës Qendrore Europiane dhe kreun e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, si dhe kreun e Parlamentit Europian.

Gjatë samitit do të miratohet dhe Axhenda Strategjike për periudhën 2019-2024. Projekti që qarkullon në media thekson se të 28 vendet anëtare duhet të arrijnë “neutralitetin e klimës” deri në vitin 2050. Kjo do të thotë se emetimi i gazeve serrë duhet të balancohet nga nismat e gjelbra, si për shembull mbjellja e pemëve.

dardania.com

Flash Lajme