Është pohuar nga zyrtarët iranianë dhe amerikanë se Irani ka hedhur poshtë një dron ushtarak amerikan me një raketë, teksa tensionet në lidhje me sulmet kundër naftëmbajtësve në Ngushticën e Hormuzit janë përshkallëzuar.

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit tha se rrëzimi i avionit spiun ishte “një mesazh i qartë” për Amerikën. Në një fjalim të mbajtur në televizionin shtetëror, gjenerali shtoi se Irani “nuk ka asnjë qëllim për luftë me asnjë vend, por jemi gati për luftë”.

Ushtria amerikane e përshkroi incidentin si “një sulm i paprovokuar mbi një mjet mbikëqyrës të SHBA-së në hapësirën ajrore ndërkombëtare”, ndërsa Irani mbroi se droni kishte hyrë në territorin iranian.

Në lidhje me këtë ngjarje presidenti amerikan Trump bëri dy deklarata kontradiktore. Në llogarinë e tij në Tëitter ai fillimisht shkroi se: “Irani bëri një gabim shumë të madh!,” dhe se ai dhe zyrtarët e sigurisë kombëtarë do të nxitonin për t’i dhënë përgjigjen e duhur. Ndërsa, më vonë, ai iu tha gazetarëve se ai e kishte të “vështirë të besonte se (rrëzimi i dronit) ishte i qëllimshëm”.

Edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është prononcuar në lidhje me këtë incident, pak para deklaratës së dytë të presidentit amerikan. Ai tha se një konflikt i armatosur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të ishte një “katastrofë,” duke nënvizuar shumë që ngjarjet të mos ndiqnin një skenar të tillë.

e.ll./dita

Flash Lajme