Për indianët, Varanasi është një nga qytetet më të shenjta në botë dhe shtëpi shpëtimi janë ndërtuar në të gjithë qytetin për të strehuar burrat dhe gratë që vijnë për të jetuar dhe vdesin këtu.

Nga Romita Saluja

Një pasdite nëntori plot diell në Varanasi, isha duke qëndruar nën hijen e një peme të madhe në oborrin e shtëpisë së mysafirëve Mumukshu Bhawan (” Shtëpia e atyre që kërkojnë shpëtim ”). Ndërsa dëgjova zërin e lutjes që vinte nga një dhomë aty pranë, unë isha e shoqëruar nga një grua e shkurtër që mbante një pako të madhe me namak para, një rosticeri e bërë me miell ose tërshërë.

“Unë nuk do të të lë, nëse nuk provon pak nga ky ushqim.”, më tha gruaja.  Fytyra e saj e rrudhur më dhuroi një buzëqeshje të butë, pasi nxora një rosticeri të pjekur dhe shijova pak nga ajo.

“Duhet të hani rregullisht!”,- më tha ajo duke më parë me dashuri. Doja ta pyesja për lutjen që dëgjova, por ajo nxitoi jashtë oborrit. Menaxheri i shtëpizës, Manish Kumar Pandey, më vonë më tha se Saraswati Aggarwal ishte një vejushë pa fëmijë, dhe kishte ardhur këtu rreth katër vjet më parë, pasi burri i saj vdiq.

Banori tjetër Gayatri Devi nga Rajasthan, i cili kishte qenë në shtëpizë për më shumë se pesë vjet, ka një djalë dhe dy vajza që jetojnë në pjesë të tjera të Indisë, por ata rrallë e vizitojnë atë, më tha ajo, ndërsa më vonë u ulëm në një stol prej druri në oborr duke folur për gjithçka nga familja e saj, te familja ime deri në filozofinë e saj të jetës dhe të drejtat e grave. Ajo kishte një buzëqeshje të ngrohtë dhe dukej e lumtur ndërsa fliste. “Gjërat ndryshojnë kur fëmijët tuaj martohen.”,- tha ajo, shkruan dritare.net

Sati Devi, ishte ulur pranë meje në stol me një shall blu leshi të mbështjellë rreth shpatullave të saj. Ajo, gjithashtu, kishte jetuar në shtëpinë e mysafirëve për pesë vjet. “Unë nuk kam asnjë ankesë pse,” vazhdoi Gayatri Devi. “Kur të vdes, unë shpresoj se ata do të vijnë për të më çuar në turrën e druve.”,- tha ajo.

Këto tri gra janë ndër qindra njerëz që kanë jetuar në Varanasi për vite, duke pritur që vdekja të vijë.

Sati Devi  dhe Gayatri Devi kanë kaluar pesë vjet në Varanasi duke pritur të vdesin.

Për indianët, Varanasi është një nga qytetet më të shenjtë në botë. Kur princat e Pandavës, pesë protagonistët e epokës së lashtë indiane Mahabharata, fituan një luftë vdekjeprurëse kundër kushërinjve të tyre, ata udhëtuan për në Kashi, gjithashtu të njohur si Benares ose Varanasi, për të shlyer mëkatet e tyre të luftës. Njerëzit në kërkim të çlirimit  kanë udhëtuar në këtë qytet indian për shekuj me radhë.

Shkrimet e shenjta indiane thonë se vdekja këtu dhe djegia përgjatë brigjeve të lumit të shenjtë Ganges u lejon të thyejnë ciklin e rilindjes dhe të arrijnë shpëtimin.

Dhoma, të njohura si shtëpi shpëtimi, janë ndërtuar në qytet, të financuara nga organizatat bamirëse dhe grupet e biznesit për t’u kujdesur veçanërisht për kashivaksin, burrat dhe gratë që vijnë për të jetuar dhe vdekur në Kashi. Mumukshu Bhawan është një nga më të vjetrat në këto banesa, me 40 nga 116 dhomat posaçërisht për kashivaks. “Ne marrim tonelata me aplikime çdo vit, por duke pasur parasysh numrin e kufizuar të dhomave që mund të zihen nga njerëzit për vite, ne nuk mund t’i mirëpresim të gjithë,” shpjegoi VK Aggarwal, menaxher i operacioneve në shtëpi. “Ne u japim përparësi atyre që janë të varfër, të aftë për të nxjerrë shpenzimet e tyre dhe të kenë të afërm që të kujdesën për shëndetin e tyre dhe të jenë për ritualet e djegies. Ne nuk pranojmë asnjë nën moshën 60-vjeç”,- tha ai, shkruan dritare.net

Kashivasi paguan rreth 100,000 rupie (1,135 dollarë) në varësi të kapacitetit të tyre personal dhe u jepet një dhomë në shtëpizë ku ata mund të qëndrojnë deri në vdekjen e tyre. Mukti Bhawan lejon një qëndrim maksimal prej vetëm 15 ditësh. Nëse personi i sëmurë nuk vdes gjatë asaj kohe, atyre u kërkohet me edukatë të largohen. /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net