Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme britanike u pezullua nga detyra, për shkak se kapi dhunshëm për qafe një demonstruese për ndryshimet klimaterike që ndërpreu fjalimin e ministrit të Financave.

Disa gra penguan për disa minuta ministrin Philip Hammond që të mbante një fjalim në banketin e përvitshëm në Londër me megafon dhe thirrje kundër tij.

Pamjet tregojnë dhunën që zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme, Mark Field ushtroi mbi demonstruesen në sallë duke e kapur atë për qafë dhe shtyrë për ta nxjerrë nga salla.

Zyrtari Field kërkoi më pas falje për sjelljen e tij, por një zëdhënëse e kryeministres May deklaroi se ai është pezulluar nga të gjitha funksionet deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur për ngjarjen.

b.b/dita

Flash Lajme