Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka marrë një letër nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe po mendon “përmbajtjen e saj të shkëlqyer,” njoftoi të dielën mediat e Koresë së Veriut, por nuk thanë asgjë në lidhje me përmbajtjen e letrës.

Sekretari i Shtetit i SH.B.A-së Mike Pompeo konfirmoi se presidenti Trump i kishte dërguar një letër Kim-it. Pompeo theksoi se kishte “shpresë se kjo do të na japë një bazë të mirë për të filluar dhe për të vazhduar diskutimet e rëndësishme me koreanët për të denuklearizimin e gadishullit”.

Trump, këtë muaj, deklaroi se kishte marrë një letër “shumë personale” dhe “shumë të ngrohtë” nga kreu i Koresë së Veriut.

Megjithëse bisedimet bërthamore midis SHBA dhe Koresë së Veriut janë bllokuar, Kim dhe Trump kanë shkëmbyer letra dhe fotografi gjatë vitit të kaluar dhe të dy thonë se marrëdhëniet e tyre mbeten të ngrohta.

Kujtojmë se negociatat u prishën shkurtin e kaluar, pas një takimi të dy liderëve në Vietnam, takimi i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje. Ndërsa Kim ishte i pakënaqur me ritmin e ulët të lehtësimit të sanksioneve nga SHBA, Trump kërkonte që Kim të angazhohej të tërhiqej plotësisht nga programi i tij bërthamor.

Kujtojmë se që nga shkurti, Koreja e Veriut ka testuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër dhe armë të tjera.

Ndërsa Trump ka nënvizuar se është i gatshëm të mbajë një takim të tretë me Kim nëse kushtet janë të përshtatshme.

Javën e ardhshme, Trump do të vizitojë Korenë e Jugut pas takimeve të tij në Japoni në Samitin e G-20.

Ka spekulime se Trump mund të përpiqet të mbajë një tjetër samit të nivelit të lartë atje.

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë thënë gjithashtu se po punojnë për të mbajtur një samit midis udhëheqësve të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut përpara vizitës së Trump, raporton Dita, duke iu referuar mediave të huaja.

e.ll./dita

Flash Lajme