Presidenti i SHBA, Donald Trump miratoi një ditë më parë sanksionet e reja finaciare ndaj Iranit. Ashtu si kishte paralajmëruar, sanksionet e reja janë edhe më të ashpra e, ndër të tjera, shënjestrojnë edhe liderët politk e shpirtëror të Iranit.

Presidenti amerikan e bëri të qartë se urdhri i tij ekzekutiv do të frenojë qasjen që lideri Khamenei dhe Irani kanë tek tregjet financiare botërore. Sipas Trump,masat e reja bllokojnë pasuri të Iranit me vlerën e dhjetëra miliarda dollarëve dhe janë një përgjigje “e fortë dhe proporcionale” e SHBA-së ndaj rrëzimit të dronit amerikan javën e kaluar. Trump shtoi se ndonëse po i venodste këto sanksione, mezi priste heqjen e tyre, duke theksuar qasjen e tij paqësore dhe kundër ndërhyrjes ushtarake.

Kujtojmë se Uashingtoni deklaroi se, ndonëse Irani pretendon se incidenti ndodhi mbi hapësirën e tij ajrore, droni ishte në hapësirë ajrore ndërkombëtare, pranë ngushticës së Hormuzit.

Nga ana tjetër liderët iranianë kanë deklarua këtë të martë se sanksionet e pavend të Amerikës e kanë mbyllur përfundimisht derën e diplomacisë mes SHBA dhe Iranit.

Në një deklaratëë të ashpër dhe me doza ofendimi, Presidenti iranian Rouhani e quajti shefin e Shtëpisë së Bardhë një gënjeshtar dhe ofertën e tij për negociata, një farsë.

Lideri i Iranit u shpreh: “Në kohën kur bën ofertë për negociata, sanksionon ministrin tonë të jashtëm. Kjo tregon qartë që po gënjen. Po të donte vërtet të negocionim, tani do të ishim në tryezën e bisedimeve”,  raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme