Procesi i votimit në shtetin fqinj sapo ka përfunduar. Partia ”Demokracia e re” (ND) e Qiriakos Micotaqis rezulton fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas exit poll-eve të para.

Sipas tyre ND ka marrë 38 deri në 42 për qind e përkthyer nga 155 deri në 165 vënde në parlament.

Ndërsa Syriza e Alexis Tsipras rezulton me një përqindje nga 26.2 deri në 30.5 e konvertuar në maksimalisht 83 deputetë, ndërsa minimumi i saj, sipas exit poll shkon në 75 përfaqësues në Parlament.

Lëvizja për Ndryshim, që pritej të shënonte vërtet surprizë në këto zgjedhje ka arritur nga 6 deri në 8 për qind, me një numër deputetësh nga 19 deri në 22.

Ndërsa Partia Komuniste shënon 5 deri në 7 përqind e pëkthyer në maksimaliasht 19 deputetë. Agimi i Artë, Zgjidhja Greke kanë arritue të marrin nga 2.5 deri në 5 për qind, çka do të thotë se mund të kenë deri në 13 deputetë në Parlament.

Gjithsesi, këto janë vetëm të dhënta nga exit poll, por rezultatet përfundimtare do të dalin më vonë zyrtarisht.

dardania.com

Flash Lajme