Brenda një muaji Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shfaqur tre herë në takime zyrtare duke u dridhur në publik.

Kjo gjë shtoi zërat në media se Merkel vuan nga një sëmundje e rëndë, gjë e cila vinte në pikëpyetje mbajtjen e postit Kancelare në Gjermani.

Pas këtyre zërave, ka reaguar Merkel e cila shprehet se gjendja e saj shëndetësore nuk është për t’u shqetësuar.

Kancelaria u shpreh se ishte në procesin e trajtimit të sëmundjes.

“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”,-tha Merkel.

Këtë deklaratë Merkel e bëri gjatë një konference shtypi me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin, se së

Merkel pësoi një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne. Ndryshe nga herët e tjera, dridhjet nuk ishin edhe aq të forta.

e.t./dita

Flash Lajme