Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është kërcënuar sërish. Në postën e tij ka mbërritur një zarf anonim me një plumb brenda, të kalibrit 22 mm.

Zarf i dyshimtë u sekuestrua në shërbimin postar të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences. Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t’u analizuar nga policia.

“Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër. Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majtë, bindin disa mendje të sëmura, por që natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi”, ka thënë Salvini./E.B-dritare.net

Flash Lajme