Në të shumtën e rasteve, gratë dhe vajzat, viktima të përdhunimit akuzohen se janë ato që provokojnë abuzuesit, të cilët nga ana tjetër, këtë pohim  e gjejnë si shfajësimin më të madh.

Viktimat e abuzimit seksual shpesh pyeten se çfarë kanë patur veshur gjatë momentit të abuzimit e ndërkohë akuzohen si “fajtore” në këtë kontekst.

Nësë veshja “provokative” është në thelb problemi,  atëherë pse ky fenomen ndodh dhe tek fëmijët e mitur dhe gratë e moshuara? Nëse do të ishte kështu, mos ndoshta dhe ata i provokuan abuzuesit me veshjet e tyre “ekspozuese”?

Për të hedhur poshtë prirjet e shoqërisë për të fajësuar viktimën në rastet e abuzimeve seksuale, Qendra Komunitare Maritime në Bruksel ka hapur një ekspozitë, e cila shpalos veshje të viktimave të përdhunimit, gjatë momentin të ngjarjes.

Kjo, për t’u dhënë një “shuplakë” zgjimi e për të berë një thirrje ndërgjegjësimi se zgjedhja e dikujt për t’u veshur në një mënyrë të caktuar, nuk është shkaku i vendimit të dikujt tjetër për të abuzuar seksualisht.

Kjo ekspozitë përmban veshje si pizhame, veshje sportive madje dhe bluzën e një vogëlusheje me personazhe vizatimorë, duke shpresuar të theksojë se “veshja nuk und të jetë shkaku i një rasti përdhunimi”, citojnë mediat e huaja.

Veshjet e kësaj ekspozite janë shpallur pronësi e një grupi këshillues të quajtur CAW East Brabant.

“Ajo çfarë vë re menjëherë në ekspozitë është se të gjitha veshjet janë aq të thjeshta dhe të përditshme, sa çdokush do të mund t’i vishte”, thotë një anëtar i CAW.

j.l./ dita

Flash Lajme