Ministria e Mbrojtjes turke  përmes një njoftimi  zyrtar  ka deklaruar se “Dërgesa e grupit të parë të pajisjeve të Sistemit Ajror me rreze të gjatë dhe të mbrojtjes Raketore S-400 në bazën ajrore Murted ka nisur”.

Blerja e raketave nga ana e Turqisë ka provokuar reagim të ashpër nga SHBA, të cilat kërcënuan se do të vendosin sanksione ndaj Turqisë dhe do ta përjashtojnë atë nga programi i bombarduesve F-35, prej të cilëve Ankaraja  donte të blinte mbi njëqind ekzemplarë.

Lajmi është pritur me shqetësim edhe nga NATO, e cila përmes zyrtarëve të saj tha: “Ne jemi të shqetësuar për pasojat e mundshme të vendimit të Turqisë për të blerë sistemin S-400”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e mbrojti vendimin për blerjen e raketave, duke argumentuar se shërben për të garantuar sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendit.

Turqia firmosi me rusinë marrëveshjen për furnizim me sistemin S-400 më 11 prill të vitit 2017, pas përpjekjeve të pasuksesshme për të blerë sistemin amerikan ”Patriot”.

e.t./dita

Flash Lajme