“A është duke udhëtuar Merkel shumë?” ka qenë pyetja që një nga gazetat më të mëdha në Gjermani “Bild” ka bërë në një të përdithshmë të saj, ndërsa gjermanët shqetësohen për shëndetin e kancelares së tyre e cila 3 herë brenda një muaji është parë duke u dridhur në publik, shkruan Dritare.net

“Episode tronditëse”-kanë shkruar shumë gjermanë, të cilët e shohin Angela Merkel, si një shkëmb në një botë të paqëndrueshme.

“Kancelare e nderuar, më theve zemrën kur të pashë ulur për nderimet ushtarake për kryeministrin danez”-shkruante analisti i “bild” Franz Josef Ëagner, pas vendimit të saj për të thyer protokollin dhe të qëndronte ulur dhe jo në këmbë, gjatë kohës që luhej himni kombëtar, Franz Josef Wagner,

“Po shohim dikë që dëshiron të qëndrojë e fortë, dhe shtrëngon e dridhet”, shtoi ai.

Mediat gjermane shkrujanë se udhëtimet e shumta të Merkel mund të jenë shkak e gjendjes së saj shëndetësore. Merkel vetëm për këtë vit ka udhëtuar në 21 vende të botës, shumë më shumë sesa homologët e saj Emannuel Macton me 17 të tilla, dhe Theresa May me 16./ dardania.com

Flash Lajme