Në edicionin e tretë të “Çmimit për Integrimin e Romëve” organizuar nga Komisionit Evropian në Bruksel janë shpallur 14 fitues, kontributi i të cilëve për këtë komunitet u vlerësua.

Dy prej fituesve ishin nga Kosova, përkatësisht aktivistet Shpresa Agushi dhe Kendiza Lala.

Pasi iu dha çmimi Kendiza Lala u shpreh:“Është privilegj për mua që të punoj për komunitetin tim, fëmijët dhe gratë rome kanë nevojë që dikush të jetë zëri i tyre”.

Ministrja e Integrimeve Evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se të dyja aktivistet kanë kontribuar me arritje dhe ndryshime të mëdha në komunitete, ndërsa u shpërblyen nga Komisioni Evropian.

Ministrja Hoxha, gjithashtu, theksoi se shembulli i këtyre vajzave është frymëzim për të gjithë ne në rrugën drejt një shoqërie të barabartë.

e.ll./dita

Flash Lajme