Christine Lagarde ka thënë se do të japë dorëheqjen si drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Dorëheqja vjen pas propozimit për t’u emëruar presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), informon dritare.net

Lagarde tha se do të largohet nga FMN-ja më 12 shtator. Bordi ekzekutiv do të ndërmarrë hapat për zgjedhjen e një drejtori të ri të FMN-së.

Ish-ministrja franceze e kabinetit ka qenë presidentja e FMN-së që nga viti 2011. Nëse Këshilli Evropian miraton propozimin e saj për BQE-në, ajo do të bëhet liderja e parë femër e Bankës Qendrore, përgjegjëse për euron dhe politikën monetare të eurozonës./K.C/dritare.net

 

Flash Lajme