Thuhet që në çantat e saj nuk mungon kurrë buzëkuqi dhe që është e dashuruar me një parfum romantik, i njëjti i përdorur për martesën e saj me princin Filippo.

Ajo përdor zakonisht ngjyrën blu për rastet zyrtare (por edhe të gjelbrën, rozën dhe të verdhën, përveç nuacave pastel).

Një eksperte e copave, ajo i zgjedh gjithmonë personalisht copat e veshjeve dhe këpucët e saj, zakonisht të zeza dhe me taka deri 5 centimetra, më parë vishen nga një asistente për tu zbutur.
Edhe pse Elisabetta II e Anglisë nuk ndjek një trend mode ajo është një ikonë e paarritshme e stilit.

Pavarësisht se është 93 vjeç, prej 67 vitesh ajo është një pikë referimi e Britanisë së Madhe. Mbretëresha duhet të jetë lehtësisht e dallueshme, edhe për arsye sigurie. Kjo është edhe arsyeja përse ajo zgjedh gjithmonë ngjyrat dhe përdor çadra trasparente për tu mbrojtur nga shiu. Modeli i palltove të saj të shumta është gjithmonë i ndryshëm dhe pothuajse gjithmonë i qëndisur me lule.

Mëngët e tyre janë gjithmonë pothuajse treçerekshe, për ti dhënë mundësi dorezave të saj, zakonisht të bardha të bien të sy. Duket që ajo ka rreth 500 kapele të ndryshme, shalle të panumërta dhe më shumë se 200 çanta, të karakterizuar nga rripa që nuk e pengojnë ti mbajë në dorë.

Rrobat e Elisabetës janë zakonisht të rehatshme, për të mos e penguar kur zbret dhe hipën në makinë. Cdo veshje e mbretëreshës është rigorozisht e stiluar enkas për të, duke përjashtuar kështu mundësinë që të vishet apo përdoret në të njëjtat evente nga drejtuese të tjera të Shtetit.

Ajo ka veshur pantallona vetëm një herë në jetën e saj, gjatë një vizite zyrtare në Kanada në 1970. Një tentativë për të ndryshuar look, por që duket se ka dështuar.
Elisabetta nuk del kurrë pa një të kuq buzësh. Në shumë raste e ka nxjerrë edhe nga çanta.
Për thonjtë ajo përdor gjithmonë ngjyrë natyrale dhe shumë delikate.
Mbretëresha nuk del kurrë në diell dhe përveç shenjave fiziologjike të moshës, ajo nuk paraqet asnjë njollë nga dielli.

b.b/dita

Flash Lajme