Një shqiptar, baba i dy fëmijëve është vrarë sot në Greqi nga miku i tij. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy burrat me origjinë shqiptare, të njohur mes tyre po drekonin në shtëpi.

Rreth orës 16:30 minuta, biseda midis tyre është “ndezur” dhe për pasojë. Një 45 vjeçar ka qëlluar tre herë me thikë një 38 vjeç, njëra prej të cilave e ka kapur në pjesën e zemrës.

Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetën. Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi. Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia.  Thuhet se sulmuesi kishte probleme me alkoolin edhe në të kaluarën.

e.t./dita

Flash Lajme