Gjendja shëndetësore e Merkelit në javët e fundit ishte subjekt i shumë mediave, pasi shihej qartë se si dridhej pa kontroll në ngjarje publike.

E pyetur për të komentuar se çfarë po ndodhë, Merkel u përpoq të bindte publikun se ishte mirë – pa shpjegime të mëtejshme se çfarë mund të shkaktonte dridhjet.

Petre Bistron, një deputet i Bundestagut nga Alternativa për Gjermaninë, tha në një intervistë për media se shëndeti i Merkelit dhe situata e përgjithshme në BE – “janë probleme të dukshme, por në të dy rastet ato injorohen”.

“Ne jemi tashmë dëshmitarë të tre rasteve që tregojnë gjendjen e Merkelit. Natyrisht ka probleme shëndetësore. Në Bundestag dhe shoqërinë gjermane qarkullojnë thashethemet se “dridhja e kancelares” supozohet të jetë një shenjë e alkoolit ose sëmundjes së Parkinsonit,” tha ai.

Angela Merkel mbushi sot 65-vjeç. Në vjeshtën e vitit 2018, ajo u tërhoq nga pozita udhëheqëse e partisë dhe njoftoi gjithashtu se nuk do të kandidojë për kancelar kur mandati i saj të skadojë më 2021.

e.t./dita

Flash Lajme