Luciano De Crescenzo, shkritari i njohur italian, është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Regjisori dhe aktori italian vuante nga një sëmundje e rëndë neurologjike, ndërsa ka vdekur për shkak të një problemi në mushkëri.

Ai njihej si  ‘Inxhinieri filozof’, dhe ka shkruar më shumë se 50 libra, dhe ka shitur më shumë se 18 milion kopje në botë, mes të cilave 7 milion vetëm në Itali. Veprat e tij janë përkthyer në 19 gjuhë të botës dhe janë shpërndarë në 25 vende. Dritare.net i shpreh ngushëllime familjes së shkrimtarit./E.B-dritare.net

Flash Lajme