Një amerikane dhe i dashuri i saj kanadez janë gjetur të vdekur në një autostradë.

Chynna Noelle Deese, 24 vjeç, dhe Lucas Robertson Fowler, 23-vjeç u gjetën pa jetë në autostradën Alaska Highway në  Liard Hot Springs, British Columbia.

Policia tha se vdekja e tyre është e dyshimtë ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Një Chevrolet blu i vitit 1986 u gjet në vendngjarje.

Policia po përpiqet të zbulojë nëse ishte çifti që po ngiste automjetin.

Fowler jetonte në British Columbia dhe e dashura e tij Deese shkoi për ta takuar.

Nëna e Chynna Deese tha se çifti po udhëtonin me furgon përmes Kanadasë për të vizituar parqet kombëtare.

Nuk dihet ende sesi ndodhi vrasja e dyfishtë, nëse ishte e qëllimtë apo jo.

dardania.com

Flash Lajme