Autoritetet shëndetësore në Filipine kanë dhënë alarmin kombëtar, pasi 456 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë  e pickimit të mushkonjave, në pjesën e parë të këtij viti. Rreth 100,000 raste janë raportuar në 6 muajt e parë të 2019, një rritje me 85% nga viti i kaluar.

Simptomat janë të ngjashme me gripin, duke përfshirë dhimbje koke, muskujsh dhe skuqje të trupit.

Nga miliona njerëz të infektuar nga pickimi i mushkonjave çdo vit në mbarë botën, rreth 500,000 shfaqin simptoma të rënda. Nga këto rreth 12,500 njerëz vdesin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkak i përhapjes në masë të tyre është bërë rritja e papritur e temperaturave. Gjithashtu përhapja e sëmundjes së fruthit në mbarë botën është një tjetër faktor./L.F-dritare.net

Flash Lajme