Një gjyqtare e Teskasit, Elsa Alcala, ka njoftuar largimin e saj nga Partia Republikane, duke e argumentuar se presidenti Trump, ka si ideologji vetëm racizmin.

“Presidenti Trump është presidenti më i keq në historinë e këtij vendi.

Ideologjia e tij është racizmi. Për mua asnjë veprim tjetër pozitiv, nuk mund ta shmangë thelbin e kësaj çështje. Dhe mos më thuaj që të kthehem nga vendi ku kam ardhur. Unë kam lindur në SHBA. Anglishtja ime ndoshta është më e mirë se e jotja”, tha ajo duke iu drejtuar Trump.

Ky reagim vjen pas postimeve në Twitter të presidentit amerikan të cilat janë konsideruar si raciste./L.F-dritare.net

Flash Lajme