Fondit Monetar Ndërkombëtar parashikon një ngadalësim të ri në ekonominë globale të përqendruar në ekonomitë në zhvillim,  gjithashtu duke mbështetur deklaratat e presidentit Donald Trump se masat tregtare po dëmtojnë Kinën më shumë sesa SHBA.

FMN deklaroi se leximi i të dhënave parashikonte një atmosferë ekonomike më të zymtë se ajo e parashikuar tre muaj më parë, për shkak të luftës tarifore midis dy ekonomive më të mëdha të botës, pasigurisë së Brexit dhe ndikimit të sanksioneve kundër Iranit mbi çmimet e naftës.

Parashikimi i rritjeve për shtet shpalosi së ekonomia e SHBA pritej të rritej me 0.3%, ndërsa ajo e Kinës të ulej me 0.1%.

“Në Kinë, efektet negative të tarifave të përshkallëzuara dhe dobësimi i kërkesës së jashtme kanë shtuar presionin ndaj një ekonomie tashmë në mes të një ngadalësimi strukturor dhe forcimit të nevojshëm rregullator për të frenuar varësinë e lartë nga borxhi”.

Ekonomitë në zhvillim pritet të rriten me 4.1% këtë vit – një ulje prej 0.3 % nga prilli – me një ritëm më të ngadaltë zgjerimi edhe për Rusinë, Indinë, Brazilin dhe Meksikën.

Parashikimet vijnë në një kohë kur tensionet mes SHBA dhe Kinës priten të zgjidhen.

FMN tha se rritja ishte më e mirë se sa pritej në SHBA dhe Japoni në gjysmën e parë të vitit 2019, ndërkohë që faktorët që kishin dëmtuar rritjen në eurozonë në 2018 vazhdonin të ishin kërcënuese.

Flash Lajme