Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e përkushtuar për të vepruar në mënyrë që të rritet fleksibiliteti dhe konkurenca në sektorin privat.

Ai i ka bërë këto komente, të cilat i ka postuar edhe në rrjetet sociale,  në mbrëmjen e së martës në një organizim për ndarjen e çmimeve për të shënuar partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Teksa ka përmendur disa biznese në Kosovë që kanë bashkëpunuar me sukses me biznese amerikane, ai ka përmendur edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.

Kosnett deklaroi: “Arritja e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse me Serbinë do të ishte transformuese për ekonominë e Kosovës dhe të gjitha bizneset, sepse do t’i lejonte Kosovës që plotësisht të përfitonte nga njëra prej përparësive më të rëndësishme krahasuese – qasja në tregun evropian”.

e.ll./dita

Flash Lajme