Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr, ka deklaruar se Departamenti i Drejtësisë ka gjetur “parregullësi serioze” në burgun federal ku biznismeni, Jeffrey Epstein, ka kryer vetëvrasje gjatë fundjavës.

Jeffrey Epstein, çështja e të cilit konsiderohej si një nga më ‘pikantet’ e lëvizjes #MeToo, ka vdekur të shtunën. Zyrtarët e burgut kanë deklaruar se ai ka kryer vetëvrasje.

Ai ka qenë në pritje të gjykimit pas akuzave për trafikime seksuale, për të cilat ai u deklarua i pafajshëm. Nëse do dënohej, dënimi i Epstein mund të arrinte deri në 45 vjet burgim.

Nga ana tjetër, në lidhje me abuzimin me të mitura, Epstein pati deklaruar se të gjitha takimet e tij me akuzueset, që besohet se janë rreth 18 veta, ishin të pranuara nga të dyja palët.  Ndonëse, në korrik një grua e akuzoi atë publikisht për përdhunim në vitin 2002, kur ajo ishte veç 15 vjeç.

Barr shtoi se hetimet e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe inspektorëve të Departamentit të Drejtësisë janë duke vazhduar.

Barr po ashtu ka paralajmëruar se ky rast nuk është as afër përfundimit dhe se kushdo që ka bërë komplot me Epstein “nuk duhet të pushojë i qetë”.

e.ll./dita

Flash Lajme