Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë publik të hënën një rregull të ri që pritet ta bëjë të pamundur vizen dhe shtetësinë amerikane për qindra mijëra persona, që janë shumë të varfër.

Ky rregull, sipas Reuters, është shtyrë nga ndihmësi i Trumpit për çështjet e migrimit, Stephen Miller dhe do të nisë të zbatohet nga mesi i tetorit. Në të parashikohet refuzimin e aplikimeve për viza të përkohshme apo të përhershme për personat që nuk përmbushin kriteret strandarde të mirëqenies apo që marrin asistencë sociale nga shteti.

Në regjistrin federal thuhet se një ndryshim i tillë do të garantonte se imigrantët mund të përballojnë vetë shpenzimet dhe “nuk varen nga burimet publike” por nga burimet tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, sponsorë, dhe organizata private”.

Sipas eksepertëve, kjo mund të rezultojë të jetë një nga politikave më drastike të Trumpit kundër migrimit.

Mbrojtësit e migrimit kanë kritikuar këtë plan duke thënë se kjo është një përpjekje për të ndalur migrimim ilegal, pa bërë ndryshime në ligjin amerikan përmes Kongresit.

Rregulli i ri është bazuar në Aktin për Imigrim që daton nga viti 1882, i cili i lejon Qeverisë amerikane të refuzojë viza për secilin që ka mundësi të kthehet në “përgjegjësi publike”.

Zyrtarët amerikanë kanë futur në listën e “përgjegjësisë publike” ata aplikantë që kanë tendencën të varen financiarisht nga shteti.

e.ll./dita

Flash Lajme