Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se ka detyruar të largohet një avion F-18 të forcave të NATO-s, teksa fluturonte mbi ujërat ndërkombëtare, pasi iu afrua një avioni ku ndodhej ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Sipas raportimeve të së martës të mediave ruse, avioni i ministrit po fluturonte nga Kaliningradi për në Moskë kur ndodhi incidenti.

NATO nuk i ka komentuar ende pretendimet e Rusisë.

Mediat ruse patën raportuar për një incident të ngjashëm edhe në vitin 2017, mirëpo NATO e pati mohuar, duke thënë se kishte gjurmuar një flotë ajrore, që nuk kishin arritur të identifikohen.

Ndërsa tensionet mes Rusisë dhe SHBA-së janë rritur, Moska duket se po kërkon të demonstrojë fuqinë e saj ushtarake.

Incidente të tilla kanë përshkallëzuar edhe marrëdhëniet mes Rusisë dhe fuqive perëndimore, të cilat janë të shqetësuara nga aneksimi i Krimesë, si dhe nga mbështetja që Rusia ofron për separatistët në lindje të Ukrainës.

e.ll./dita

Flash Lajme