Zjarre masive kanë pushtuar Greqinë, të cilat kanë djegur disa zona dhe kanë rrezikuar jetën e disa banorëve, raportojnë mediat greke.

Zjarri ka mbuluar të gjithë ishullin Evia, që ndodhet pranë kryeqytetit.

Për shkak të rrezikut, shumë njerëz janë evakuuar, ndërsa 8 persona janë shoqëruar në spital me problem me frymëmarrjen.

Duke qenë se situata ka dalë jashtë kontrollit, Greqia ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Europian, për të ndërhyrë. Gjithashtu mësohet se ka dërguar aeroplanë, Kroacia dhe Italia./E.B-dritare.net

Flash Lajme