Emrin e Boris Johnson mund ta keni dëgjuar shpesh kohët e fundit.

Ai u zgjodh kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, pas dorëheqjes së Theresa May.

Më parë ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryebashkiak i Londrës.

Por edhe njeriu më qesharak në politikë.

S’e besoni? Ka plot prova.

Nuk ekziston një foto ku Johnson duket mirë, por është e gjitha një lojë e qëllimtë.

Kryeministri sillet vetë si i papërgatitur që të fitojë simpatinë e publikut dhe të fshehë faktin që është vërtet i papërgatitur dhe i painformuar.

Me dhjetëra gazetarë kanë konfirmuar se kryeministri i shpupuris qëllimisht flokët para çdo daljeje publike.

Ai e di që duket keq, por ky është qëllimi i tij.

Një herë, pasi iu referua grave që veshin burka si hajdute bankash, një tufë gazetarësh i zunë pritë jashtë shtëpisë. Në vend që t’u përgjigjej pyetjeve të tyre, ai insistonte që të merrnin një filxhan çaj. Dhe kështu i shpëtoi një skandali që do të kishte shkatërruar karrierën e çdo politikani.

Boris Johnson di shumë mirë të vishet, por që të ngjasojë si shumica e elektoratit, del në publik me këto veshje të tmerrshme.

Anabel

dardania.com

Flash Lajme