Të mërkurën, Japonia i ka kërkuar rreth 310,000 personave që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa kompani ajrore raportohen të kenë anulluar rreth 350 fluturime, për shkak stuhisë tropikale Krosa.

Stuhia tropikale Krosa, që pritet se do të sjellë erëra me shpejtësi deri në 109 kilometra në orë, mendohet se do të arrijë në territorin japonez mëngjesin e së enjtes.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe është shprehur: “Më lejoni të bëj thirrje te njerëzit që të përgatiten mirë, të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesen për jetën e tyre, duke u evakuuar më herët”, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme