Numri i lartë i turistëve po i shqetëson përditë e më shumë europianët, sidomos ata që jetojnë në metropolet e shumëvizituara. Për këtë arsye, bashkitë e qyteteve si Roma, Barcelona e Amsterdami kanë marrë masa për implementimin e turizmit të kontrolluar.

Roma me rreth 7 milion prenotime në natë është një ndër qytetet më të vizituara të Europës. Këshilli bashkiak i kryeqytetit italian ka vendosur, së fundi, ndalimin e uljes në shkallët e Piazza die Spagna, Scalinata di Trinità dei Monti. Për ata që thyejnë këtë rregull, policia bashkiake, e cila kryen kontrolle të vazhdueshme vendos gjoba deri në 460 euro.

Arsyeja e kësaj rregulloreje të re është se turistët lenë gjurmë dhe e ndotin zonën me: çamçakëz, kafe, vere dhe/ose akullore. Për më tepër, duke u ulur nëpër shkallë ata mbulojnë panoramën e kësaj vepre mjeshtërore të arkitekturës

Edhe Venecia, qyteti romantik me 260.000 banorë që pret çdo vit rreth 30 milionë turistë, ka filluar të marrë masa për një turizëm të kontrolluar. Sipas rregullores që do hyjë në fuqi së shpejti, tragetet e mëdha me turistë nuk do të lejohen më të ankorojnë në qendrën historike.

Barcelona, në mënyrë që të frenojë turizmin masiv, ka reguar duke ndaluar ndërtimin e hoteleve të reja në qytet. Banorët e Barcelonës, me një popullsi vendase prej rreth 1.6 milion krahas zhurmës së dyndjes së turistëve po përballen edhe me rritjen e qirave, si pasojë e kësaj dyndjeje.

Me probleme të tilla po përballen edhe banorët e Dubrovnikut dhe të pikave (hot spot) të tjera tërheqëse për turistët në pjesën jugore të Europës.

Po aq problematik duket të jetë turizmi masiv edhe për qytetet e Europës veriore e perëndimore, si Amsterdami, qyteti me vetëm 820.000 banorë i cili pret çdo vit rreth 19 milion turistë. Qytetarët nuk durojnë dot më dhe bashkia ka ndaluar që në qendër të qytetit të hapen hotele apo dyqane të reja suveniresh.

Burimi: DW

e.ll./dita

Flash Lajme