Një lagje e varfër në kryeqytetin e Bangladeshit është përfshirë nga flakët, ku si pasojë më shumë se 50 mijë persona mbetën të pastrehë.

BBC raporton se nga zjarri që pushtoi rrethinat e lagjes Chalantika në Dhaka u dogjën më shumë se 15 mijë shtëpi.

Kjo për faktin se shumë nga shtëpitë kishin çati plastike dhe flakët u përhapën me shpejtësi.

Ndërkohë nuk raportohet për viktima ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

j.l./ dita

Flash Lajme