Presidentit të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker i është dashur të ndërpresë pushimet gjatë këtyre ditëve në  Austri, për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent në Luksemburg.

Komisioni e bën të ditur këtë në një postim në rrjetet sociale.

Mësohet se Juncker është operuar pas problemeve me tëmthin.

Ndër të tjera, ai kishte planifikuar të merrte pjesë në samitin e G7 në Biarritz në datat 24-26 gusht.

Juncker, 64 vjeç do të largohet nga detyra kur mandati i tij të skadojë më 31 tetor.

Në vend të tij, në  muajin nëntor, Ursula von der Leyen do të marrë detyrën, shkruan “The Guardian”.

j.l./ dita

Flash Lajme