Sipas burimeve zyrtare të Afganistanit,  një sulm vetëvrasës me bombë në një dasëm në Kabul natën e 17 gushtit ka shënuar 63 viktima. Përveç të vrarëve janë plagosur 182 persona të tjerë.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani kundërshoti një deklaratë të talibanëve të cilët mohuan përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ky grup është minimalisht bashkëfajtor për këtë sulm “barbar”.

Në një postim në Tëitter, ai shkroi: “Talibanët nuk mund të shfajësojnë veten sepse ata ofrojnë platformë për terroristët”.

Presidenti afgan shtoi :“E dënoj fuqishëm sulmin çnjerëzor gjatë dasmës në Kabul. Prioriteti im kryesor tani është që të jem pran familjarëve të viktimave të këtij sulmi barbar. Në emër të kombit ju dërgoi ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të atyre që u martirizuan”.

Ghani gjitahshtu deklaroi se ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për çështjet e sigurisë dhe për mënyrat se si të shmangen “gabime” të tilla.

Grupimi i talibanëve mohoi të ketë të bëjë dhe e dënoi sulmin, i cili është një ndër më vdekjeprurësit në Kabul gjatë këtij viti.

Sulmi ndodh në një kohë kur Uashingtoni dhe grupi radikal raportohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare.

Në mesin e viktimave të dasmës raportohet të ketë pasur edhe gra e fëmijë.

Shpërthimi ndodhi në një sallë dasmash, ku për eventin ishin të ftuar rreth 1200 vetë.  Lagjia ku ndodhi shpërthimi është e banuar kryesisht nga komuniteti shiitë, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme