Drejtuesi i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka deklaruar se pavarësisht vendosjes së taksës 100% për produktet serbe, ata po gjejnë mënyra që të furnizojnë me mallra shtetasit serb në veri të Kosovës.

Në një intervistë për mediat serbe të veriut të Kosovës, Gjuriç u shpreh se Beogradi arrin të ndihmojë serbët atje, pavarësisht taksës. Megjithatë ai nuk shpjegoi se në cilën mënyrë kjo arrihej, duke theksuar se ky shpjegim “do të shërbente vetëm si një justifikim për presione të reja”.  Ai shtoi se “e rëndësishme është të keni bukë, qumësht, mish, miell, e vaj”.

Gjuriç u ndalua një vit më parë nga forcat e policisë në Kosovë, pasi sëbashku me disa zyrtarë serbë kishin hyrë në Kosovë pa leje nga Prishtina dhe po mbanin një tubim ku po diskutonin për çështjen e Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Muajn e kaluar, pati një përpjekje për të inskenuar një krizë humanitare në veri të Kosovës, por ‘projekti’ nuk pati sukses, raporton Dita duke iu referuar mediave të Kosovës.

e.ll./dita

Flash Lajme