Britania e Madhe rrezikon të zhytet në kaos nëse qeveria e re e Boris Johnson dështon të arrijë një marrëveshje  me Brukselin për shkëputjen nga Bashkimi Europian.

E përjavshmja “Sunday Times” ka siguruar dokumentin e qeverisë britanike, ku përllogariten dëmet ekonomike dhe pasojat sociale që mund të shkaktojë dalja pa marrëveshje nga unioni.

Sipas “Sunday Times”, qeveria parashikon rritje të ndjeshme të çmimeve të ushqimit dhe më pak ushqime bio në tregje. Pritet të ketë mungesa të karburantit, ilaçeve, vështirësi për pacientët në përdorimin e shërbimit shëndetësor, radhë të gjata në aeroporte, porte e hekurudha, për shkak të kontrolleve doganore drejt vendeve të Bashkimit Europian, një situatë që mund të çojë popullin në revolta.

Në Irlandën e Veriut rrezikohen tensione të reja për shkak të rikthimit të kontrolleve të rrepta kufitare me Republikën e Irlandës, që ishin hequr falë marrëveshjeve si pjesë e Bashkimit Europian.

Javën e ardhshme, Boris Johnson do të udhëtojë drejt Brukselit me objektivin për një marrëveshje të re për daljen nga Bashkimi Europian.

Dokumenti:

https://www.thetimes.co.uk/article/no-deal-brexit-planning-assumptions-the-leaked-operation-yellowhammer-document-797qxkrcm

j.l./ dita

Flash Lajme