Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur, pasi janë sulmuar në një spital psikiatrik në Bukuresht të Rumanisë.

Një pacient 38 vjeçar, i cili ishte shtruar në klinikë tri ditë më parë,  në të gdhirë të ditës së diel ka sulmuar fillimisht pacientët  në dhomën e tij duke kaluar më pas në repartin e femrave.

Tre persona kane mbetur te vdekur në vend, ndërsa një i katërt ndërroi jete pasi u dërgua ne spital. Nga nëntë personat e plagosur raportohet se dy janë ne gjendje kome.

Viktimat ishin pacientë të moshuar dhe nuk mundën të mbrohen e as të reagonin përballë agresorit.

38-vjeçari, i papunë u shtrua në spital vullnetarisht pak ditë më parë, pasi kishte probleme me alkoolin.

Spitali Psikiatrik  ka një numër shumë të reduktuar të personelit mjekësor dhe të sigurisë.

Sipas drejtuesve te sindikatës se shëndetit është e papranueshme qe vetëm tre punonjës në turn të  monitorojnë 70 pacientë me sëmundje mendore.

j.l./ dita

Flash Lajme