Një autobus me 18 pasagjerë është marrë peng këtë të martë në Rio de Janiero në Brazil nga një ish-polic.

Mediat e huaja raportojnë se pengmarrësi kërcënonte se do i vinte zjarrin autobusit ndërsa nuk kishte bërë ende një kërkesë se çfarë dëshironte.

Pengmarrësi është identifikuar si një ish-polic ushtarak ndërsa ka me vete një armë zjarri, një thikë dhe një shishe benzinë.

Forcat Speciale të Policisë së Rio de Janeiros kanë vrarë pengmarrësin e autobusit të mbushur me pasagjerë, i cili i mbajti ata peng për disa orë.

Mediat lokale raportojnë se ai u qëllua nga një snajper në momentin që doli nga autobusi për t’i hedhur diçka policëve duke menduar se nuk do të qëllohej.

j.l./ dita

Flash Lajme