Senati Italian është mbledhur ditën e sotme, ndërsa kriza e cila është përfolur në dy javët e shkuara, ka arritur kulmin.

Kryeministri Giuseppe Conte tanimë ka dhënë pozicionin e tij, duke sulmuar ashpër Matteo Salvinin, dhe duke dhënë dorëheqje.

Conte ka thënë se Salvini ka punuarpër interesa personale, ndërsa ka thënë ;“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos. Aksioni i qeverisë të drejtuar nga unë ndalet këtu. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, deklaroi Conte../ dardania.com

Flash Lajme