Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë pasditen e sotme. Mediat vendase raportojnë se një helikopter ka shpërthyer duke shkaktuar vdekjen e tre personave midis të cilëve edhe pilotit të tij.

Mësohet se viktimat janë dy shtetase nga Rusia të moshave 40 dhe 45-vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë ishullit Poros.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se po përpiqen të gjejnë në ujërat detare personin e tretë, për të cilin mësohet se është shtetas grek.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasditës së sotme ku fillimisht helikopteri ka shpërthyer në ajër dhe më pas ka përfunduar në ujërat e detit.

Sikundër raportojnë mediat greke shkak i rënies së helikopterit në det ishte kontakti me një kabllot e energjisë elektrike që ligjin Poron me Galatan.

Në operacionin e kërkimin u përfshinë 6 nëndetëse të marinës dhe një helikopter ushtarak.

Si pasojë e aksidentit ishulli Poros dhe disa zona të Galatas kanë mbetur pa energji elektrike. Mësohet se helikopteri u ngrit nga Kraniti në Galata dhe destinaconi i fundit ishte aeroporti i “Eleftherios Venizelos”.

j.l./ dita

Flash Lajme