Maqedonia e Veriut prej javësh tanimë është tronditur nga rasti “zhvatja” ku ndër të tjera është përfshirë edhe kryeprokurorja në dorëheqje e Prokurorisë Speciale atje.

Katica Janeva është arrestuar ditën e sotme nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ndërsa asaj i janë konfiskuar edhe disa gjëra përfshirë lap topin zyrtar.

Por, Janeva është përballur edhe me vdekjen e së ëmës pasi është arrestuar, ndërsa Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, tha se kjo gjë nuk ndikon tek kërkesa e tyre për burgosjen e prokurores special.

“Prokuroria e ka zgjeruar hetimin duke përfshirë edhe prokurorin publik që është arrestuar dhe është kërkuar masë paraburgimi. Në bazë të dëshmive të siguruara është vërtetuar se prokurori e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare që e ka fituar në bazë të Ligjit për Prokurori Speciale duke përfituar kështu për vete dhe për persona të tjerë ka përfituar pronë në sasi të konsiderueshëm” tha Joveski, nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

“Duke ia shlyer masat e paraburgimit, duke ia kthyer dokumentet e udhëtimit dhe duke propozuar që ai të jetë dëshmitar i fshehtë ose të pranojë fajin dhe të ketë dënim më të vogël”, Janeva e ka keqpërdorur pozitën e saj.” tha prokurori.

Ajo dhe të dyshuarit tjerë, Bojan Jovanoski- Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec, kanë përfituar materialisht nga Kamçevi.

Janeva për vete ka blerë mobilje dhe gjësende në vlerë prej 298 mijë denarëve ndërsa për Boki 13 dhe Zoran Milevskin ka blerë pronë prej 1,5 milon eurove.

Sipas kryeprokurorit, “nga muaji nëntor 2018 deri në prill 2019 njëri nga të dyshuarit në këtë hetim, duke e shfrytëzuar ndikimin e tij ndaj prokurores të krijuar nga lidhjet shoqërore, e ka ndikuar atë të kryhen vepra të ndaluara zyrtarisht.”

Ky është ndër rastet më të rënda të korrupsionit galopant në sistemin e drejtësisë së Maqedoninë e Veriut./ dardania.com

Flash Lajme