Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga vizita e planifikuar e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Danimarkë, ky i fundit ka anuluar vizitën për shkak se kryeministrja  e Danimarkës Mette Frederiksen ka refuzuar të diskutojë për shitjen e ishillit të Grenlandës.

Kryeministrja e danimarkës e ka konsideruar pretendimin e Trump për blerjen e ishullit më të madh në botë si absurd.

“Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të pabesueshëm, por bazuar në komentet e kryeministres Mette Frederiksen, se ajo nuk do të kishte asnjë interes të diskutonte blerjen e Greenlandës, unë do të shtyj takimin tonë të planifikuar”, shkroi  Trump ./ dardania.com

Flash Lajme