Në Amerikë është shënuar vdekja e parë nga përdorimi i cigares elektronike. Edhe pse për këto lloj cigaresh janë konsideruar si më pak të rrezikshme, ky rast hedh poshtë këtë aludim.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raportuan se dita ditës po shtohen rastet e sëmundjeve te njerëzit si pasojë e cigares elektronike.

Mjekët thonë se pacientët po përjetojnë një sërë simptomash duke përfshirë kollitje, lodhjen, të vjellat dhe diarre. Për më tepër, edhe pas trajtimit është shumë e vështirë që ketë përmisime në shëndetin e atyre personave që përdorin këto lloj cigaresh. Nuk është ende e qartë se cilat janë ato kimikate që shkaktojnë këto sëmundje, por mjekët kanë përhapur alarmin se ato janë të rrezikshme, po aq sa cigaret e tjera./L.F-dritare.net

Flash Lajme